Rreth 50 ankesa në PZAP

Më së shumti ankesa kanë koalicioni PAN dhe koalicioni LAA

Rreth 50 ankesa janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nga subjektet politike që kanë të bëjnë me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit.

Këtë e ka konfirmuar për Kp, Mul Desku nga PZAP, i cili tha se deri më thani janë rreth 50 ankesa që kanë pranuar nga subjektet politike. Më së shumti ankesa kanë koalicioni PAN dhe koalicioni LAA , por ka edhe nga subjektet tjera.

Ai tha se kanë të bëjnë me mospërputhjen e rezultateve të kandidatëve.

Back to top button