Zajmina Vasjari sot feston ditëlindjen

Zajmina Vasjari sot feston ditëlindjen

Sot feston ditëlindjen këngëtarja Zajmina Vasjari, e qysh në orët e para të ditës së sotme që të ia bëjë edhe më të veçantë festën e saj është përkujdesur mikesha e Zajminës, këngëtarja Rrezarta Shkurta, shkruan rtv21.tv

Një kamion i nisur drejt shtëpisë së Zajminës barte një buqetë të madhe me lule të cilat ia dhuronte mikja e saj. E këtë moment vet Zajmina e ka shpërndarë me ndjekësit e saj në Instagram. “Jam me fat që të kam”, janë fjalët të cilat ajo ia drejton Rrezit.

Kurse kujtojmë se Zajmina u lind më 17 qershor të vitit 1986, pra sot Miss Shqipëria 2002, feston 31 vjetorin e lindjes./21Media