Rrezarta tregon çastet e takimit me dashurinë e jetës së saj

Rrezarta tregon çastet e takimit me dashurinë e jetës së saj

Këngëtarja dhe fotografja Rrezarta Shkurta, me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram ka shfaqur momente gjatë lindjes së vajzës së saj Herës. Ajo ka publikuar një video nga çastet e para kur Hera erdhi në jetë. “ Takimi i parë me dashurinë e jetës sime” është mbishkrimi që ka lënë në videon e postuar në Instagram Sotry, përcjell rtv21.tv

Ndryshe,  këngëtarja u bë nënë për herë të parë para më shumë se tre viteve. Vajza erdhi nga martesa e saj me nipin e Enver Hoxhës, Ermalin i cili aktualisht është i burogosur dhe u arrestua në janar të vitit 2015  nën dyshimin për përpunim të drogës.

Ndërkohë që Rrezarta në dhjetor të vitit të kaluar ka publikuar një këngë, dedikuar bashkëshortit e cila titullohet “Gjysma ime”./21Media