Rrezik i rindezjes së tensioneve mes Turqisë dhe Bullgarisë

Minoriteti turk i përçarë për çështjen e referendumit të 16 prillit

Për komunitetin turk të Djebelit, në jug të Bullgarisë, referendumi i 16 prillit në Turqinë fqinje shton rrezikun e rindezjes së tensioneve mes dy vendeve, në sfondin e presionit nacionalist.

Është ditë tregu nën minaret e kësaj qendre emblematike të turqve të Bullgarisë, ku shumica e qytetarëve me dy nënshtetësi parashikon të marrë pjesë në referendum.

Turqit e Bullgarisë përbëjnë një komunitet me rreth 700 000 banorësh, të vendosur në këtë shtet që prej periudhës së pushtimit osman në Ballkan dhe përfaqësojnë gati 10 për qind të popullsisë së vendit, një shifër rekord në territorin e BE.

Por, më tepër se sfida e rezultatit të zgjedhjeve, forcimi i kompetencave të presidentit Recep Tayyip Erdogan, do të ketë ndikim në jetesën e përditshme, një fakt që po shqetëson banorët.

Back to top button