Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë

Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë

Liverpooli mund të eliminohet nga Carabao Cup pas aktivizimit të Pedro Chirivellas në fitoren 2-0 ndaj MK Dons.

Redsat e fituan atë ndeshje duke kaluar në raundin e katërt, aty ku i pret sfida ndaj Arsenalit.

Mirëpo ende nuk dihet se çfarë pritet të ndodh, me gjithë këtë situatë konfuze të krijuar.

Skuadra e Jurgen Klopp ka akuzuar Federatën Angleze, pasi ka bërë kërkesën për regjistrimin e Chirivellas pas rikthimit nga Extemadura ku ishte i huazuar sezonin e kaluar.

Federata i ka kthyer përgjigje negative duke i kujtuar se përgjegjësia është vetëm e klubit dhe kanë qenë zyrtarët e Liverpoolit ata që duhet të mbanin përgjegjësi për çështjen.