Nëse e merrni telefonin në tualet mund të prekeni nga shumë infeksione

Nëse e merrni telefonin në tualet mund të prekeni nga shumë infeksione

Telefonat nuk duhet të merren me vete në tualet, sepse sipas specialistes së higjienës, Dr.Lisa Ackerly ky veprim është shumë i dëmshëm.

Kur merrni telefonat me vete në tualet, në sipërfaqen e tij mund të ngjiten baktere si salmonela, E.Coli dhe C.Difficile, të cilat i shndërrojnë telefonat në një pajisje shumë të rrezikshme për shëndetin tuaj.

Telefoni është një burim i madh mikrobesh dhe bakteresh të rrezikshme, duke qenë se është shumë i ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.

Bakteret ruhen në telefonin tuaj, duke kaluar më pas me anë të prekjes në organizëm përmes qelizave, ku për pasojë mund të prekeni nga shumë infeksione, sëmundje virale etj./21Media