I kishte mbaruar karburanti

I kishte mbaruar karburanti

Pesë persona kanë vdekur pasi një aeroplan është rrëzuar sot afër aeroportit Lviv në perëndim të Ukrainës.

Antonov-12 i kishte mbarua karburanti para se të mbërrinte në Lviv, ku do bënte ndalesën e planifikuar gjatë udhëtimin nga Vigo në Spanjë drejt Stambollit, transmeton rtv21.tv.

Ai ishte zhdukur nga radari i aeroportit.

Raportet thanë se pesë persona në bord kanë vdekur dhe tre të tjerë mbetën të lënduar.

Në aeroplan ishin tetë persona, shtatë ekuipazh dhe një person që shoqëronte ngarkesën e paidentifikuar.

Një anëtar i plagosur i ekuipazhit thirri shërbimet e urgjencës për të thënë që avioni kishte pësuar aksident.

Avioni me katër motorë ishte fillimisht një aeroplan i forcave ajrore sovjetike që përdorej në të gjithë botën për transportin e mallrave.

Ministri i Infrastrukturës Vladyslav Kryklii tha se avionit i kishte mbaruar lënda djegëse përpara përplasjes.

Një hetim për aksidentin ka filluar./21Media