Nuk ka të lënduar

Nuk ka të lënduar

Një aeroplan i kompanisë EasyJet i nisur për në Londër u rrëzua mbi një aeroplan tjetër në pistën e aeroportit në Amsterdam këtë mëngjes.

Airbus A320 u përplas me një avion Boeing të parkuar.

Pasagjerët thanë se krahu i Airbus ishte vendosur në bishtin e avionit KLM, i cili duhej të fluturonte për në Madrid, transmeton rtv21.tv.

Një kliente zbuloi se ishte pengesa e dytë në udhëtimin e saj me EasyJet pasi linja ajrore kishte humbur tashmë bagazhin e saj.

EasyJet u detyrua të gjejnë një avion zëvendësues për udhëtarët të cilët janë vonuar për më shumë se katër orë. Ndërsa, fluturimi i aeroplanit KLM në Madrid u shtye gati tre orë, edhe pse nuk ishte e qartë nëse përdoret i njëjti aeroplan.

Përveç dëmeve nuk raportohet për të lënduar.

Një zëdhënës i kompanisë ajrore tha se siguria e udhëtarëve dhe ekuipazhit është prioritet dhe një hetim është nisur në përputhje me procedurën./21Media