Rrëzohet autobusi me turistë, 20 të vdekur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në qytetin turistik Marmaris në Turqi

20 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar kur një autobus që po barte turistë turqë u rrokullis në afërsi të qytetit turistik të Marmarisit.

Pamjet televizive nga vendi i ngjarjes tregojnë autobusin e rrokullisur të rrethuar nga autoambulancat dhe personeli i kërkim shpëtimit, si dhe trupat e pajetë të mbuluar të shtrirë në tokë.
Autobusi ishte nisur nga qyteti perëndimor turk i Izmirit dhe destinacion kishte Marmarisin./21Media

Back to top button