Rrëzohet bredhi në Drenas

Era ia rrëzon bredhin Drenasit

Një nga zbukurimet e festave të fundvitit në qytetin e Drenasit nuk i qëndroi kohës dhe motit. Bredhi artificial si dekorim në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas është rrëzuar. Nga ky incident nuk ka të lënduar.

Drejtoresha e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Komunën e Drenasit, Flutura Avdiu në një prononcim për rtv21.tv e arsyetoi këtë incident. Avdiu tha se era shumë e fortë është në Drenas dhe për këtë arsye është rrëzuar ky zbukurim, duke shtuar se kompania përkatëse menjëherë ka intervenuar dhe po përpiqet ta rregullojë.

Sheshi i qytetit të Drenasit është zbukuruar për festat e fundvitit që një javë (më 17.12.18)./21Media

Back to top button