Sfida e gazetarëve gjatë raportimit live

Sfida e gazetarëve gjatë raportimit live

Të raportosh drejtpërdrejt në vendin e ngjarjes është një ndër punët kyçe të gazetarëve, por që në vete përmban edhe shumë sfida. Jo gjithmonë janë rrethanat e përshtatshme, shpesh mund të përballen me të papritura të ndryshme! Por, një gazetar dëshmohet atëherë kur arrijnë t’i evitojë pengesat dhe të bartë deri te publiku lajmin, shkruan rtv21.tv.

Një gjë e tillë e ka dëshmuar sot edhe gazetari i RTV 21, Burim Zariqi gjatë raportimit nga Bllaca ku po përkujtohej dëbimi i shqiptarëve të Kosovës, nga forcat serbe për në Maqedoni në vitin 1999. Ai në një linjë të drejtpërdrejtë, kur doli  nga treni famëkeq pësoi një incident,  të cilin e evitoi me lehtësi dhe iu kthye raportimit sikur të mos kishte ndodhur asgjë./21Media