Nuk dihet shkaku i aksidentit

Nuk dihet shkaku i aksidentit

Katër ushtarë turq vdiqën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri sot në Stamboll, njoftoi prefekti i këtij qyteti, Ali Jerlikaja.

Helikopteri u rrëzua në pjesën e banuar të pjesës aziatike të qytetit, por sipas Reuters, me këtë rast nuk pati viktima në mesin e qytetarëve.

Sipas informacioneve të para, helikopteri u rrëzua derisa po tentonte të aterrojë dhunshëm në lagjen “Cekmekoj”.

Në pamjet televizive shihet tym i dendur mbi këtë lagje. Ndërsa, shkaku i aksidentit ende nuk dihet.