Afrika e Jugut goditet nga kolapsi vdekjeprurës

Afrika e Jugut goditet nga kolapsi vdekjeprurës

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë u lënduan kur një mur u rrëzua në Afrikën e Jugut në fillim të një shërbimi të Pashkëve në një kishë.

Shërbimet e emergjencës thanë se 29 persona u dërguan në spital pas aksidentit në krahinën bregdetare të KwaZulu-Natal.

Zyrtarët lokalë kanë fajësuar reshjet e mëdha në zonën rreth eMpangeni të enjten në mbrëmje, transmeton rtv21.tv.

Raportet lokale thanë se disa njerëz ishin duke fjetur kur muret prej tullave ranë.

Muri në frontin e Kishës së Shenjtërisë Pentekostale u shemb në fillim të asaj që ishte planifikuar si një shërbim gjatë fundjavës për të përkujtuar festivalin e krishterë të Pashkëve. Të premten, një shërbesë speciale lutjeje u mbajt në një tendë të madhe përpara kishës./21Media