Ambulancat dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes

Ambulancat dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes

Tetë persona kanë vdekur dhe të paktën 49 të tjerë janë lënduar pasi një mur u rrëzua në një stadium futbolli në Senegal.

Kjo ndodhi në stadiumin “Demba Diop” në kryeqytet në fund të Kupës së Ligës në mes të “Stade de Mbour” dhe Union Sportive Ouakam”.

“Lufta” filloi midis tifozëve rivalë dhe policia iu përgjigj duke përdorur gaz lotësjellës, i cili çoi në panik, një grup njerëzish të cilët edhe e rrëzuan murin.

Fotot që qarkullojnë në internet tregojnë njerëz që përpiqeshin ta rrëzonin atë, shkruan rtv21.tv.

Agjensia lokale e lajmeve APS raportoi se ambulancat dhe zjarrfikësit ishin në vendin e ngjarjes.

Cheikh Maba Diop, i cili ndihmoi të largojë njerëzit nga stadiumi, i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Papritur kur muret ranë … ne e dinim saktësisht se disa prej tyre kishin humbur jetën sepse muri ra direkt tek njerëzit.

Një zëdhënës i presidentit të vendit Macky Sall tha se fushata për zgjedhjet e ardhshme do të pezullohet të dielën si një shenjë respekti dhe se duhet të ketë “dënime që shërbejnë si paralajmërim”./21Media