Rrëzohet në vendin e punës

Viktima ka pësuar lëndime trupore

Në Crep të Ranillukut, një person ka pësuar lëndime trupore, pasi që i njëjti ka rënë prej një lartësie në vendin e punës, teksa ishte duke kryer disa punime.

Viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor.

“Njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin.”, bëhet e ditur në raportin e Policisë.

Gjatë viti 2018, 22 persona kanë humbur jetën në vendin e punës, ndërkohë që lëndime të rënda kanë pësuar 104 persona. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të mbajë primatin si sektori në të cilin më së shumti u rrezikohet jeta punëtorëve./21Media

Back to top button