Tragjedi në Kaliforni

Tragjedi në Kaliforni

Tre persona humbën jetën dhe dy të tjerë u lënduan pasi një shkëmb u rrëzua vetëm disa metra larg nga një kullë roje në Kaliforni të premten.

Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 02:55 të mëngjesit me kohën lokale, transmeton rtv21.tv.

Reaguesit e parë, përfshirë rojet e shpëtimit, u nisën drejt rrënojave dhe filluan të gërmojnë viktimat nga gërmadhat.

Një viktimë femër, e cila ende nuk është identifikuar, është shpallur e vdekur në vendin e ngjarjes. Ndërsa, dy viktimat e tjera u dërguan në spital në një gjendje kritike, por më vonë vdiqën./21Media