Rrihte gruan dhe fëmijët, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

I dyshuari u dërgua në mbajtje

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në orët e pasdites së djeshme, në Prishtinë.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari (bashkëshorti i saj) mashkull K/Shqiptar vazhdimisht ushtron dhunë fizike dhe psikike duke i shkaktuar edhe lëndime trupore. Viktima posedonte edhe raporte mjekësore”, ka bërë të ditur policia.

Viktima ka raportuar se i dyshuari i ka keqtrajtuar edhe fëmijët e tyre duke i rrahur dhe mbyllur në dhomë.

Lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje për 48 orë./21Media

Back to top button