RRIPAK organizon sot konferencë

RRIPAK organizon sot konferencë

Rrjeti i Institucioneve të Pavarura të Artit dhe Kulturës (RRIPAK) organizon konferencë, ku do të njoftojë për procesin e reformimit të domosdoshëm të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e re të Kosovës dhe marrjen e përgjegjësive në këtë proces nga mekanizmat e shoqërisë civile.

Në konferencë Albert Heta, drejtor ekzekutiv i RRIPAK dhe Sali Shoshi, anëtar i Bordit të RRIPAK do të njoftojnë mediat dhe opinionin publik për Kumtesat e RRIPAK të datës 23/8/2017 dhe 23/06/2017 dhe procesin e nisur që ka për synim të përfshij Republikën e Kosovës në zhvillimet e reja progresive që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në vendet e rajonit, dhe do të kishte ndikim të madh pozitiv në procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO.

Konferenca mbahet sot në orën 11:00.