Rriten çmimet e derivateve të naftës

Një litër Eurosuper BS-95 do të jetë 61 denarë

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka sjell vendim për rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në Maqedoni.

Sipas çmimeve të reja, një litër Eurosuper BS-95 do të jetë 61 denarë, Eurosuper BS-98 do të jetë 63 denarë, ndërsa Eurodizeli do të shitet për 58.50 denarë për litër.

Me çmimet e reja do të rritet edhe vaji i lehtë për amvisëri, i cili do të shitet për 47.50 denarë, ndërsa mazuti do të kushtojë 29.522 denarë për kilogramë, raporton TV21./21Media

Back to top button