Rriten çmimet e naftës

Rritja e çmimit të arit të zi ka dëmtuar ngritjen e rezervave të benzinës

Çmimet e naftës së papërpunuar u rritën pas një rënie të mprehtë në rezervat amerikane sesa që pritej.

Sipas agjencisë Bloomberg, nafta u shtrenjtua me 1.9 për qind në New York.

Çmimi i naftës amerikane u rrit me 88 centë në 65.95 dollarë për fuçi në tregtimin e përditshëm në bursën e New York-ut.

Rezervat e naftës amerikane ranë javën e kaluar për 5.91 milionë fuçi, gjë që është mbi pritjet e 12 analistëve që individualisht morën pjesë në sondazhin e Bloomberg.

Rritja më e madhe në çmimin e arit të zi ka dëmtuar ngritjen e rezervave të benzinës amerikane prej 3.28 milionë fuçi.

OPEK do të mbajnë një takim së shpejti, tema kryesore e të cilit do të jetë nëse do të mbahen kufijtë e prodhimit në nivelin aktual ose do të rrisin prodhimin deri në një masë të caktuar.

Back to top button