Rriten derivatet e naftës!

Edhe Eurodizel do të ketë rritje

Nga sonte në mesnatë do të rritet çmimi i lëndëve djegëse, kështu ka njoftuar Komisioni Rregullator për Energjetikë në Maqedoni.

Eurosuper BS-95 do të rritet për 0.5 denarë dhe një litër do të kushtoj 72.00 denarë.

Eurosuper BS-98 do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj 74.00 denar.

Gjithashtu, edhe Eurodizel do të ketë rritje për 1 denarë dhe një litër do të kushtoj  63.50 denarë.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi sonte nga mesnata dhe do të vlejnë dy javë, raporton Tv21./21Media

Back to top button