Rriten kërkesat për produktet industriale “Made in Germany”

Rritja më e madhe erdhi nga SHBA-ja dhe Kina

Blerjet për industrinë mekanike gjermane u rritën në tetor, të shtyra nga një kërkesë e lartë e jashtme për produktet “Made in Germany”, duke rikonfirmuar forcën aktuale të ekonomisë më të madhe në Evropë.

“Blerjet në total për industrinë, që është edhe kolona kryesore e sektorit gjerman të eksporteve, u rrit me nëntë për qind në tetor në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”, njoftoi sot shoqata e industrisë VDMA.

“Për momentin, sipërmarrja e inxhinierisë mekanike është duke u rritur qartësisht nga eksportet”, tha analisti i VDMA-së, Olaf Wortmann.

“Blerjet e huaja u rritën me 10 për qind në tetor, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa blerjet e brendshme u rritën me shtatë për qind për të njëjtën periudhë”, thekson VDMA-ja.

“Rritja më e madhe erdhi nga SHBA-ja dhe Kina”, deklaroi Wortmann.

“Kërkesa nga eurozona u rrit gjithashtu në tetor për Gjermaninë ku partnerët kyçë regjistruan një rritje prej 17 për qind. Ndërsa blerjet e bëra nga vendet që nuk janë në euro u rritën me tetë për qind”, vazhdoi VDMA-ja.

Back to top button