Njofton Byroja Federale e statistikave

Njofton Byroja Federale e statistikave

Inflacioni vjetor në Gjermani u përshpejtua në 1.5 përqind në qershor, por ka mbetur nën objektivin e Bankës Qendrore Evropiane. Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Byrosë Federale të statistikave.

Të dhënat paraprake të publikuara në fund të qershorit, treguan se çmimet u rritën 1.3 përqind në vit. Norma e inflacionit të synuar nga Banka Qendrore Evropiane për të gjithë zonën e euros ishte vendosur nën 2.0 përqind.

Takimi tjetër i Bankës Qendrore Evropiane është paralajmëruar për 25 korrik.