Nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja

Nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja

Dy ditë pas tërmetit vdekjeprurës numri i viktimave është rritur në 39. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit u nxorën nga rrënojat 3 trupa në Thumanë.

Ndërkohë numri i të plagosurve i ka kaluar 650.

Më 26 nëntor Shqipërinë e goditi një tërmet vdekjeprurës me magnitudë 6.4 shkallë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera të rajonit.

Gjithashtu edhe dje Shqipëria është goditur edhe nga një tërmet tjetër i fuqishëm që ka arritur fuqinë e 5.6 shkallë të rihterit rreth orës 16:00 të pasditës.

Sizmiologu, Rexhep Koçi në një intervistë për oranews tha se brenda këtyre ditëve në Shqipëri kanë ndodhur mbi 800 lëkundje./21Media