Zjarret po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia

Zjarret po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia

Autoritetet australiane thonë se një numër i paparë i zjarreve kanë kërcënuar shtetin e Uellsit të Ri Jugor.

Më shumë se 90 vatra zjarri janë shënuar në të gjithë vendin.

Zjarret në shumë zonat e prekura nga thatësira po përkeqësohen nga erërat dhe nxehtësia deri në 35 gradë Celsius.

Në disa vende raportohet për njerëz të bllokuar në shtëpitë e tyre, derisa ekuipazhet e shpëtimit janë të paaftë për të shkuar aty, për shkak të fuqisë së zjarreve.

“Ne kurrë nuk kemi parë kaq shumë zjarre“, deklaroi, Shane Fitzsimmons, komisioner i Shërbimeve kundër zjarrit.

Autoritetet paralajmëruan disa njerëz, që të kërkonin strehim nga zjarret në vend se të iknin, pasi tani ishte “tepër vonë për t’u larguar”.