Raportohet për qindra të lënduar

Raportohet për qindra të lënduar

I plotësuar (22:20)

Një tjetër trup i pajetë është nxjerrë nga Thumana. I riu rreth të 30-ave po mbahej me serum gjallë, kishte të gjithë betonin mbi kokë. Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, janë lokalizuar dhe dy persona të tjerë në gërmadhat e objektit 5 katësh, edhe ata të pajetë.

Në vendngjarje po punojnë ekspertët grekë, të cilët po drejtojnë punën me mbështetje edhe nga forcat shqiptare.

Deri tani janë 23 të vdekur nga tërmeti./oranews

I plotësuar (22:00)

Ka arritur në 22 numri i të vdekurve nga tërmeti i sotëm në Shqipëri. Janë identifikuar 14 nga 22 viktimat nga tërmeti.

1-Salvie Lala, 74 vjeç

2-Erisa Cara, 25 vjeç

3-Arjela Lala, 5 vjeç

4-Kristi Reçi, 25 vjeç

5-Erjola Boshku, 25 vjeç

6- Sadik Qato, 80 vjeç

7- Amelja Lala 10 vjeç

8- Sahate Lala 50 vjeç

9-Bajram Hajdarmataj

10- Plator Zeneli 70 vjeç

11- Bukurie Leka 70 vjeç

12-Kristian Preçi 20 vjeç

13- Ersid Hoxhalli 32 vjeç

14-Diana Muçaj 30 vjeçe

Viktimat e tjerë janë ende të paidenfitikuar./oranews

I plotësuar (19:05): Thellohet bilanci i tragjedisë së tërmetit në Shqipëri, shkon në 21 numri i viktimave, teksa raportohet për qindra të lënduar. Viktima është shënuar në Durrës.

RTV21 ka raportuar nga vendi i ngjarjes se një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Durrës. Ndërkohë ekipet e shpëtimit kanë identifikuar edhe një person dhe janë duke e nxjerrë nga rrënjoa, mirëpo dyshohet se është pa shenja jete. / 21Media 

________________________________________________________________________________________________________________________________

I plotësuar (18:02): Shkon në 20 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë. Shifrat nuk janë zyrtare, pasi ka të dhëna edhe për 3 viktima të tjera, por Emergjencat Civile ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar.
_____________________________________________________________________________________________________________________________________

I plotësuar (17:10): Ka shkuar në 18 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri, ndërsa raportohet për qindra të lënduar.

Në mesin e viktimave që humbën jetën nga tërmeti në Shqipëri gjenden edhe dy vëllëzër kosovar nga Gjilani. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani.

“Janë dy kosovar vëllezër janë nga Livoqi i Gjilanit që mbetën të vdekur pas tërmetit në Shqipëri“, ka thënë Hasani për portalin rtv21.tv/ 21Media

_____________________________________________________________________________________________________________________________________

I plotësuar: Shkon në 16 numri i viktimave nga tërmeti 6.4 ballë i regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shqipëri.

Janë identifikuar 10 nga 18 personat që kanë humbur jetën nga tërmeti 6.4 ballë që goditi Shqipërinë. Një pjesë e vitkimave janë identifikuar nga të afërmit. Ndërkohë në morg ka ende viktima të paidentifikuara, kjo edhe për shkak të gjendjes kaotike që është krijuar, pasi shumë persona po kërkojnë të afërmit ende.

______________________________________________________________________________________________________________________________________

I plotësuar: Shkon në 15 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur se deri në orën 14:00 janë 15 të vdekur dhe 600 të lënduar. Në mesin e tyre, nëntë me lëndime të rënda.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama konfirmoi se deri tani 41 persona janë shpëtuar.


I plotësuar: 13 viktima kanë vdekur si pasojë e tërmetit në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se 7 persona kanë vdekur në Durrës, 5 në Thumanë dhe një në Kurbin.


I plotësuar: Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti në Shqipëri. Raportohet për 11 të vdekur. Dy persona të pajetë janë nxjerrë nga rrënojat e një pallati në Thumanë, një prej tyre një fëmijë.


I plotësuar: Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmon se ka shkuar në nëntë numri i viktimave. Raportohet se katër persona kanë vdekur në Durrës, tre në Thumanë, një në Lezhë dhe një në Kurbin.


I plotësuar: Shkon në 8 numri i personave që kanë gjetur vdekjen si pasojë e tërmetit të fortë që goditi Shqipërinë mengjesin e kësaj të martë. Viktima e fundit e raportuar është babai i pronarit të hotelit “Palma” që u shemb plotësisht tek Shkëmbi i Kavajës.


I plotësuar: Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka konfirmon se 7 persona kanë vdekur nga tërmeti në Shqipëri. Ajo deklaroi se situata më e rëndë është në Durrës e Thumanë. Një person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë, tre në Durrës dhe një në Lezhë.


I plotësuar: Shkon në gjashtë numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri më tani 6 persona kanë vdekur. Raportohet se 1 person ka vdekur në Kurbin, dy në Thumanë dhe 3 në Durrës.


Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale. Sipas Institutit të Gjeoshkencës, tërmeti i parë u regjistrua në orën 1:18 minuta pas mesnate, për tu pasur edhe me 11 tërmete të tjera, ku ai i orës 03:54 ishte më i fortë me magnitudë 6.4 ballë.

Situata më e rënduar paraqitet në zonën e Thumanës, ku një pallat është rrëzuar. Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë konfirmon se katër persona kanë vdekur. Dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit. Dy viktimat e tjera janë në Durrës dhe Kurbin.

Ndërsa sipas raportimeve paraprake raportohen se rreth 135 po marrin ndihmë mjekësore tek Trauma, 130 persona po marrin ndihmë në Spitalin e Durrësit dhe 60 në QSUT./oranews