Rritet numri i viktimave në Zelandën e Re

Deri më tani pesë viktima

Policia e Zelandës së Re njoftoi se ka shkuar në pesë numri i viktimave të konfirmuara nga shpërthimi i papritur i një vullkani në Ishullin e Bardhë. Ekziston frika se numri i viktimave mund të rritet.

Turistët u panë duke ecur brenda kraterit të vullkanit të ishullit të Bardhë, vetëm disa momente para shpërthimit, transmeton rtv21.tv.

Policia tha se 23 persona ishin shpëtuar, por paralajmëroi se kushtet po pengonin operacionin. Ushtria e Zelandës së Re tani po ndihmon policinë.

Në një konferencë policore, Zëvendës Komisioneri i Policisë, John Tims tha se për shkak të rreziqeve, shërbimet e urgjencës nuk ishin në gjendje të hynin në ishull.

Pavarësisht kësaj, ishulli në pronësi private është një destinacion turistik me turne të shpeshta ditore dhe fluturime skenike në dispozicion.

Ishulli i Bardhë ka parë disa shpërthime ndër vite, së fundmi ishte shpërthimi në vitin 2016, por askush nuk u lëndua në atë kohë./21Media

Back to top button