Rritet numri i të vdekurve në Stokholm

Policia suedeze konfirmon se është rritur numri i të vdekurve

Ka arritur në 4 persona numri të vdekurve nga sulmi i sotëm terrorist me kamion në Stokholm, ndërsa 15 të tjerë janë plagosën, ndërkohë që policia ka arrestuar një person.

“Mund të konfirmoj se katër persona kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë janë plagosur”, deklaroi një zëdhënës i policisë, duke shtuar se një person ishte arrestuar pa dhënë detaje për identitetin e tij.

“Një kamion, sipas imazheve të publikuara në media, ka hyrë mes kalimtarëve në qendër të Stokholmit duke plagosur disa persona”, theksoi policia suedeze.

Sulmi, mbi të cilën policia nuk dha shumë detaje ndodhi pak para orës 13:00 GMT në afërsi të një dyqani të madh, në kryqëzimin e një arterie të rëndësishme dhe në rrugën për këmbësorë më të frekuentuar të kryeqytetit./21Media

Back to top button