Deri më tani janë gjetur trupat e 112 persona që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Deri më tani janë gjetur trupat e 112 persona që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut në Kolumbi

Presidenti i vendit, Juan Manuel Santos, i cili i ka vizituar vendet e prekura nga tragjedia, ka bërë të ditur se numri i të vdekurve mund të rritet,  duke pasur parasysh se kërkimet janë duke vazhduar për të gjetur personat që konsiderohen ende të zhdukur.

Rrëshqitja e dheut ka ndodhur si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, ku është shkaktuar dalja e lumenjve nga shtrati dhe rrëshqitja e dheut.

Po ashtu autoritetet kanë njoftuar edhe për lëndimin e qindra personave, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i personave të zhdukur./21Media