Rritet numri i viktimave në Poloni

Arrin në pesë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Poloni

Është rritur në pesë numri i personave që kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese që ka ndodhur sot në mëngjes në jugperëndim të Polonisë.

Në mesin e të vdekurve janë edhe dy fëmijë, ndërsa një ende është i zhdukur, kurse katër persona janë lënduar.

Fillimisht ishte raportuar për dy persona të vdekur dhe katër të lënduar, ndërsa nuk dihej për fatin e 11 personave, që besohej se ndodheshin në ndërtesë në momentin e shembjes së saj.

Sipas raporteve të para, shembja e dy kateve të ndërtesës në qytetin Svjeboxhice, mund të jetë shkaktuar nga shpërthimi i gazit.

Back to top button