Rritet numrin e të vdekurve pas sulmeve me raketa në Odesa

Ukraina thotë se një person tjetër ka vdekur pas sulmeve raketore të Rusisë gjatë natës në Odesa, duke e çuar numrin e të vdekurve në 19.
Tre raketa ruse goditën një ndërtesë nëntëkatëshe dhe dy qendra rekreacioni në fshatin Sergiivka, në rajonin jugor të Odesës të Ukrainës. Dy fëmijë janë në mesin e të vdekurve dhe 38 të plagosur, transmeton rtv21.tv.
Sipas zëvendësministrit të parë të brendshëm, Yevhenii Yenin, nuk kishte objektiva ushtarake apo infrastrukturë në afërsi të zonave të goditura nga raketat ruse.
Duke folur në vendngjarje, Yenin tha gjithashtu se operacionet e kërkim-shpëtimit ishin në vazhdim.
“Ne nuk presim të gjejmë dikë të gjallë, por ka një shans”, tha Yenin./21Media

Back to top button