Rritja e çmimit të çimentos, ankohen bizneset

Çimentoja po shitet për 75.75 euro

Prodhuesit e betonit kanë shprehur shqetësimet e tyre ndaj prodhuesit të vetëm të çimentos në Kosovë,  “Sharrcem” në lidhje me rritjen e çmimit të çimentos brenda 10 muajve për 24.4%.

Sipas prodhuesve të betonit që janë anëtarë të Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), ky çmim ka ndodhur pa një paralajmërim paraprak, dhe vlerësojnë se kjo ndikon në sektorin e ndërtimit në përgjithësi, shkruan rtv21.tv

OAK vlerëson se rritja e këtyre çmimeve është e papërballueshme pasi që vështirëson shumë pozitën e prodhuesve të betonit.

“Përkundër njoftimeve që iu kanë ba, kërkesat për njoftim për këtë rritje, Sharrcem ka bërë një shkresë të shkurtë në të cilën kanë njoftu se për shkak të politikave e të veta të zhvillimit të afarizmit të vet këto ngritje i kanë bërë pa detajizu. Njëkohësisht OAK ka bërë kërkesë të autoriteti i konkurrencës gjë që ata kanë premtu që kanë me ndal këtë trend që është i pafavorshëm në përgjithësi edhe për klientët në përgjithësi”, tha Naim Mahmutaj prodhues i betonit.

OAK po ashtu në konferencën e sotme për media, ka bërë thirrje që të angazhohen edhe organet e shtetit si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë që ta verifikojnë cilësinë e betonit po edhe të verifikohet e gjithë gjendja. OAK vlerëson se nga ngritja do të dëmtohen jo vetëm bizneset por edhe vet qytetarët.

Binzeset të cilat furnizohen me lëndë të parë nga Sharrcem kanë theksuar se çmimi i çimentos para muajit mars të vitit 2019 ka qenë 60.89 euro, ndërsa pas kësaj date është rritur në 68.44 euro. Nëntë muaj më pas çmimi është ngritu prapë duke kaluar në shifrën 75.75euro./21Media

[Së shpejti vijnë detaje tjera]

 

Back to top button