“Rritja e importeve garanton se nuk do të ketë mungesë të artikujve ushqimor”

Kurti ka treguar se po punohet për mbështetje fiskale

Kryeministri Albin Kurti përmes një videomesazhi të publikuar ka folur për gjendjen me furnizime ushqimore dhe gjendjen ekonomike në Kosovë, në kohën kur vendi është goditur nga koronavirusi.

Kurti ka treguar se Ministria e Financave dhe Transfereve është duke e përpiluar një plan emergjent të ndërhyrjeve për ndërmarrjet më të goditura nga situata e koronavirusit.

Përmes videos se publikuar në Facebook, Kurti po ashtu ka treguar se po punohet për një mbështetje fiskale, menjëherë pas përfundimit të situatës në mënyrë që menjëherë të ringjallet ekonomia në vend.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë këtyre ditëve janë duke hyrë maune me mallra në Kosovë dhe importi ka shënuar rritje, gjë që garanton se që nuk do të ketë mungesë të artikujve ushqimor, atyre higjenik dhe farmaceutik.

Ai po ashtu ka thënë se bizneset e mbyllura po japin kontribut shumë të madh për mospërhapjen e koronavirusit.

Back to top button