Shoqata e Bankave të Kosovës u bëri thirrje institucioneve të sigurisë të ndërmarrin masa

Shoqata e Bankave të Kosovës u bëri thirrje institucioneve të sigurisë të ndërmarrin masa

Shoqata e Bankave të Kosovës me anë të një komunikate për media ka shprehur shqetësim për rritjen e numrit të grabitjeve në banka. Ata bëjnë të ditur se vetëm gjatë vitit 2018 sektori bankar ishte ballafaquar me raste të tilla gjatë të cilave kanë ndodhur sulme fizike dhe grabitje nga grupe të rrezikshme kriminale, shkruan rtv21.

Image result for shoqata e bankave te kosoves

Dëmet materiale ishin të mëdha por ShBK është më e shqetësuar për sigurinë e punëtorëve dhe klientëve të këtyre bankave. Ata shtuan se grabitjet e tilla i fuqizojnë edhe krimet e tjera si trafikimin e drogës dhe armëve.

Shoqata e Bankave të Kosovës u bëri thirrje të gjitha institucioneve të sigurisë në Kosovë, të ndërmarrin masa kundër këtyre grupeve kriminale dhe për të siguruar mjedise të sigurta për biznes e sidomos institucioneve financiare./21Media