Eurostat ka thënë se në tremujorin e dytë, niveli i punësimeve u rrit për 0.4 %

Eurostat ka thënë se në tremujorin e dytë, niveli i punësimeve u rrit për 0.4 %

Eurostat të mërkurën raportoi se niveli i rritjes së punësimeve në Eurozonë shënoi rritje të butë në tremujorin e dytë.

Në tremujorin e dytë, niveli i punësimeve u rrit për 0.4 %, pas një rritjeje për 0.5% që u shënua në tremujorin e parë.

Vit pas vit, rritja e nivelit të punësimeve po stabilizohet në 1.6%. Në tremujorin e dytë, në Eurozonë numëroheshin 155.6 milionë të punësuar, gjë që paraqiste rekordin më të lartë të shënuar ndonjëherë, shkruan TV21.TV

Marrë në përgjithësi, niveli i punësimeve në vendet e Eurozonës, në çdo tremujor është rritur për 0.4%, apo 1.5 % në vit.

Në mesin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, krahasuar me tremujorin e kaluar, rritje më të lartë të punësimit pati në Maltë, Spanjë, Greqi dhe Poloni. Për dallim nga këto vende, rënie të punësimeve është vërejtur në Kroaci, Letoni, Rumani dhe Estoni./21Media