Rritje e rasteve me Covid-19, 177 të infektuar për 24 orë

Ditëve të fundit është vërejtur rritje e numrit të rasteve me Covid-19. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 177 raste të reja në 986 mostra të testuara.
Në raportin 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë bëhet e ditur se janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i rasteve aktive është rriur në 486.
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike po bëjnë apel për vaksinim e po ashtu bartjen e maskave./21Media

Back to top button