Çmimi mesatar i smartfonëve është në rritje për shkak të modeleve

Çmimi mesatar i smartfonëve është në rritje për shkak të modeleve

Smartfonët janë të vetmet pajisje elektronike çmimi mesatar i të cilëve rritet dhe kjo pritet të vazhdojë në vitet në vijim, sipas kabinetit “Deloitte”, shkruan e përditshmja franceze “Le Figaro”.

Në botën e teknologjisë, çmimet bien. Përveç ato të smartfonëve. Në vitin 2016, çmimi mesatar i një smartfoni ishte 306 dollarë, ai arriti në 328 dollarë në vitin 2017 dhe pritet të arrijë 350 ose 365 dollarë në vitin 2023.

“Smartfoni është një pajisje me shumë funksione që imponohet gjithnjë e më shumë në botën e sipërmarrjeve. Një punëdhënës do të preferonte më shumë të harxhonte 1 000 dollarë për një smartfon të mirë, se sa të shtonte blerjet prej 600 apo 800 dollarësh për të pajisur punonjësit e tij me një laptop, tabletë dhe telefon”, theksoi Duncan Stewart, drejtor i kërkimeve në sektorin e Teknologjisë, Medias dhe Komunikimit (TMT) tek “Deloitte”.

Çmimi mesatar i smartfonëve është në rritje për shkak të modeleve që kushtojnë më shumë se 1000 dollarë dhe kërkesa për këto produkte vazhdon të jetë shumë dinamike.