Detajet zyrtare priten në tetor

Detajet zyrtare priten në tetor

Deri te fillimi i brezit të tretë të telefonave Google Pixel na ndajnë edhe disa muaj, ndërkohë që ka një sasi gjithnjë në rritje të informacionit rreth këtyre pajisjeve.

Furnizuesi i njohur @OnLeaks duke cituar burime të paspecifikuara, sugjeron se modeli më i vogël do të ketë një ekran 5.3 inç pa asnjë prerje në ekran, ndërsa Pixel 3 XL ka një ekran 6.2 inç me një prerje në ekran.

Raportimet e mëparshme sugjeruan gjithashtu se modeli Pixel 3 XL do të implementojë kamerën e përparme. Detajet zyrtare priten në tetor, kur Google duhet të prezantojë modelet e reja.