Trupi i tij u pre copë-copë

Trupi i tij u pre copë-copë

Zyra e prokurorisë turke tha sot se gazetari saudit Jamal Khashoggi ishte mbytur sapo hyri në konsullatën e Arabisë Saudite në Stamboll në kuadër të planit të përgatitur.

Prokurorët deklaruan se trupi i tij më pas u pre copë-copë dhe u largua, njofton Associated Press.

Në një deklaratë të Kryeprokurorit të Stambollit, Irfan Fidan, thuhet se bisedimet me prokurorinë saudite nuk kanë dhënë “rezultate konkrete” pavarësisht “vullnetit të mirë” të Turqisë për të zbuluar të vërtetën.

Deklarata e prokurorisë në Stamboll ishte konfirmimi i parë publik nga zyrtarët turq se Khashoggi u vra kur hyri në Konsullatë më 2 tetor për të marrë dokumentet e nevojshme për kurorëzim