Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jetës sonë

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jetës sonë

Shumica prej nesh kalojnë një pjesë të madhe të ditës së tyre duke naviguar në internet. Ne besojmë se të gjithë ju përdorues të rregullt të Facebook-ut, WhatsApp-it, kur futeni në rrjetet sociale, ”humbisni” në morinë e gjërave që shikoni dhe harroni të ngrini kokën lart për të parë se çfarë po ndodh rreth jush.

Rrjetet sociale ndikojnë gjithashtu edhe në gjumin tuaj. Nëse nervozoheni sepse nuk po flini dot në darkë, fajin e ka përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale.

Studiuesit kanadezë zbuluan se adoleshentet që kalonin të paktën 60 minuta në mediat sociale si WhatsApp, Facebook dhe Snapchat patën probleme me gjumin.

Ekspertët sqarojnë se sa më shumë kohë të shpenzohet në mediat socale aq me pak gjumë do flini.