Raporohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe

Raporohet se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe

Në mesnatën , një makinë tip “Audi A4 2004” ngjyrë gri është rrokullisur në qytetin e Lezhës te rreth-rrotullimi për në Tiranë.

Policia bën me dije se brenda në makinë udhëtonin 4 djem të moshave të reja dhe shkaku i përmbysjes së automjetit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ata udhëtonin.

Ata janë dërguar menjëherë në spital nga njerëzit që ishin në vendngjarje ndërkohë që pak më vonë kanë mbërritur ambulanca dhe policia.

Ende nuk janë bërë të ditur identitetet e të rinjve apo gjendja e tyre shëndetësore.