Rrokulliset me veturë, humb jetën një person

Ngasësi kishte humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës

Në raportin e dërguar nga policia thuhet se dje në fshatin Talinovc të Ferizajit një mashkull K/Shqiptar gjersa ishte duke drejtuar veturën ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës, me ç’rast është rrokullisur dhe si pasojë e aksidentit, ngasësi i veturës ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.

Mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button