Rruga e Kombit së shpejti me shtatë urat e reja 

Rrugës së Kombit shumë shpejt do t’i përurohen shtatë urat e reja

Së shpejti përfundojnë punimet në shtatë urat e Rrugës së Kombit, të cilat do të jenë të hapura në të dyja krahët për qarkullimin e automjeteve.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se këto ura do t’i japin zgjidhje trafikut të makinave që krijohej vazhdimisht.

Edhe pak… punë ditësh dhe 7 ‘gjysmagjelat’ me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkroi Rama në një postim në Facebook.

Aksi kombëtar Kukës-Morinë quhej i përfunduar deri pak vite më parë, por kolonat e gjata dhe aksidentet ishin të pranishme çdo herë. Poashtu mungonin urat dhe mbikalimet, rrugët lidhëse me fshatrat përreth, po ashtu elementët e sigurisë.

Për të plotësuar rrugën me këto elementë, qeveria hapi kantieret e reja të punimeve në verilindje të vendit./21Media

Back to top button