Rruga për në Prevallë e papastruar

Vështirësi në kalim

Për shkak të shtimit të reshjeve të borës, qytetarët e Kosovës po ballafaqohen me vështirësi në komunikacionin rrugor.

Ndonëse po raportohet se rrugët po pastrohen, në disa fotografi që ka siguruara nga rtv21.tv shihet se rruga nga Prizreni për në Prevallë është e papastruar dhe kjo paraqet vështirësi për kalim.

Sipas, ekspertit të meteorologjisë  dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj, reshjet intensive të borës do të vazhdojnë deri të premten.

Ndryshe, Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj bëri të ditur sot se Rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme. “Sot kemi një nga shumë ditët dimërore ku do të ketë reshje të borës dhe temperatura të ulëta (-3 deri në -10) thuajse gjatë gjithë ditës. Prandaj kujdesi në komunikacion duhet të jetë primar. Rrugët Nacionale dhe Regjionale në mbarë Kosovën janë të kalueshme, edhe përkundër reshjeve të pandërprera sidomos në rajonet malore dhe në rrugët që të dergojnë për në pikat kufitare të vendit tonë”, ka shkruar Lekaj në facebook./21Media

Back to top button