Poezi nga Bujar Meholli

Poezi nga Bujar Meholli

Bredhja i vetëm nëpër qytetin tim,
Çdo rrugë që kaloja, më dukej e pa kthim!

Dhe ja si për çudi, ca pika shiu ranë mbi krahun tim,
Duket se asgjë…Asgjë s’mund ta largon këtë trishtim.

Sa e bukur ishte jeta, kur dielli kishte gjithçka në zotërim,
Kur unë dhe ajo, mbyllnim ditën, dhe prisnim natën plot gëzim…

Qielli ishte kufiri ynë, kur e puthja me afsh, deri në amshim.
Oh! Sa kohë ka kaluar, ditët kanë ardhur, e janë larguar,
E zemra ime, mbeti e lënduar, e shkatërruar…

Pse ndodhi kështu? Këtë, nuk e kam menduar,
Agoi mëngjesi, shiu u rikthye,
Unë vazhdoj të eci, të eci i verbuar…