Rrugët e Beogradit mbushën me protestues kundër Vuçiqit

Protesta po mbahet kundër qeverisjes së pushtetit të Aleksandër Vuçiq

Dhjetëra-mijëra protestues kanë vërshuar sonte rrugët e Beogradit, duke protestuar kundër qeverisjes së presidentit, Aleksander Vuçiqit.

Protesta ka filluar para Fakultetit Filozofik dhe ka vazhduar drejt televizionit shtetëror dhe Kuvendit të Serbisë.

Protesta po mbahet kundër qeverisjes së pushtetit të Aleksandër Vuçiq, derisa bëhet thirrje për rrëzimin e tij dhe të qeverisë.

Edhe kësaj radhe, sikurse në protestat terja, mediat serbe nuk e kanë pasqyruar në mënyrën e duhur protestën, ndërsa janë rrjetet sociale që po i shfrytëzojnë qytetarët dhe opozita për të treguar për protestën.

Protesta përkrahet edhe nga opozita, e cila ka bërë thirrje për ndalje të dhunës së pushtetit të kontrolluar nga Vuçiq./kp

Back to top button