Rrugët e Prishtinës të kalueshme

Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pavarësisht reshjeve të mëdha të borës, rrugët e kryeqytetit janë të kalueshme.

“Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po vazhdojnë të intervenojnë në pjesë të ndryshme të qytetit. Rrugët janë të kalueshme. Tani po bëhet edhe pastrimi i trotuareve, megjithëse është obligim i pronarëve të ndërtesave, objekteve afariste apo institucioneve përreth”, thuhet në njoftimin për media.

Në këto ditë të ftohta, Policia e Kosovës, ka njoftuar qytetarët dhe opinionin e gjerë, se do të ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, e në veçanti ndaj atyre që nuk posedojnë pajisjet dimërore, me të vetmin qëllim për ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik, parandalimin e aksidenteve, e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Back to top button