"Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin"

“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin”

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka bërë të ditur se nesër janë gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Rrustemi ka bërë të ditur se votat nga mërgata do të numërohen sonte.

“Bashkatdhetarët e kishin kryer pjesën e tyre që kur e kanë nisur fletëvotimin. Sot, e drejta e tyre u rikthye. Votat nga mërgata do të numërohen sonte. Nesër, jemi gati edhe për shpalljen e rezultateve përfundimtare”, ka shkruar në Facebook, Adnan Rrustemi./21Media