Viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore

Viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore

Një 21-vjeçar ka vdekur sot rreth orës 17:30 në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë si pasojë e kontaktit me tela të rrymës.

Lajmin e ka konfirmuar për KP zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.

Qytetarët ndjehen të rrezikuar nga kabllot në Vushtrri, Komuna dhe KEDS-i planifikojnë t’i heqin.

Sipas tij, viktima ka qenë punëtor i njërës prej kompanive kabllore, ndërsa ka qenë duke instaluar kabllo në njërën prej shtyllave elektrike.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij rasti, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka thënë Zahiti.