Komisioni kërkon të bëhet auditimi nga auditori i përgjithshëm

Komisioni kërkon të bëhet auditimi nga auditori i përgjithshëm

Komisioni për Buxhet nuk ka e hedhur në votim raportin financiar për vitin 2018, të Radiotelevizionit të Kosovës, me arsyetimin se RTK nuk e ka pasur të përfunduar raportin e auditimit.

Nga komisioni është marrë vendim që raporti u auditimit të kryhet nga auditori i përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit, ndërsa pasi pas përfundimit të tij të sillet në kuvend përsëri raporti financiar i RTK-së për vitin 2018. U tha se borxhi aktual i RTK-së është 3 milionë e 892 mijë euro./21Media